E enjte, 25 Prill, 2024

Tronditet “Russel Square” nga atentati me thikë

147031711204816_ZHVILLIMET LONDER_15_101 e vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i ngjarjes në mbrëmjen e së mërkurës në Londër. Autori është një person me probleme të rënda të shëndetit mendor, por sulmi po hetohet edhe nga ekspertët e antiterrorit.
Polica ka konfirmuar se një 19-vjeçar është arrestuar, pasi është goditur nga një polic me pistoletë elektrike dhe ndodhet në spital nën mbrojtjen e policisë.
Ekziston frika se autori ka vepruar në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tjerë, sipas medias vendase. Policia nuk përjashton edhe pistën e terrorizmit dhe ekspertë të antiterrorit po hetojnë ngjarjen e rëndë.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe më parë në afërsi të “Russell Square”, me 7 korrik 2005.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit