E premte, 26 Prill, 2024

Vrasja e turistit në Himarë. Arrestohet autori

th (3)Policia ka arrestuar në flagrancë për vrasje nga pakujdesia shtetasin Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan, i cili i mori jetën me një mjet lundrues një turisti rus që ishte duke notuar jo shumë larg bregut, në Livadh të Himarës.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 11:00, teksa autori ishte duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra në spitalin e Himarës.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit