E shtunë, 20 Prill, 2024

Antitank ndaj Kuvendit të Kosovës, kryeministri Mustafa: Sulm ndaj Pavarësisë

globi-Sulmohet_Kuvendi_i_Kosoves_414815734
Pas sulmit të ditës së mërkurë ndaj Kuvendit të Kosovës, policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen. Edhe pse autorët mbeten ende të paidentifikuar, forcat blu kanë arritur të gjejnë në vendngjarje prova si: mjet për hedhjen e predhave, shishe benzine dhe një motoçikletë e djegur jo larg nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, deklaroi se dëshmitë do të çojnë drejt kapjes së autorëve të sulmit, pasi motoçikleta mendohet se ishte përdorur për lëvizjen e atentatorëve .Si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur raportime për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e ndërtesës së Kuvendit, po ashtu janë dëmtuar dhe disa vetura zyrtare të cilat kanë qenë të parkuara.
Ndërsa policia po vijon hetimet dhe analizimin e të gjitha fakteve, Kuvendi i Kosovës u mblodh një ditë pas sulmit për të zhvilluar një seancë plenare e cila ndoqi si zakonisht rendin e ditës.
Prishtina është e qetë, ndërsa të gjitha forcat politike dhe institucionet e dënuan ngjarjen. Qeveria e dënoi ashpër ngjarjen duke e cilësuar atë si një sulm drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit, shkruan Top-cannel
Po ashtu, ngjarjen e dënoi edhe Presidenti Hashim Thaçi, Lidhja Demokratike e Kosovës, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, si edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK tha se kjo ngjarje ka nxjerrë ne pah “lakuriqësinë e shtetit”, i cili sipas Aleancës është i paaftë për të reaguar me kohë.
Ndërkaq krerët e shtetit mbajtën një takim urgjent me ambasadorët e “Quint”-it. Temë e diskutimit ishte demarkacioni dhe siguria në vend.
Sulmi në Prishtinë ndodhi ditën kur qeveria miratoi projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe e dërgoi atë për miratim në Parlament.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Europian.
/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit