E enjte, 25 Prill, 2024

Arrestohen 4 të rinj në Berat, kapen me drogë në makinë

1_854044952_2_0
Katër persona janë arrestuar sot nga polica e Beratit pasi u kapën me 2 kg marijuanë në makinën tip “Benz” me targë AA 815 JZ, me të cilën udhëtonin.
Të arrestuarit janë: Amarilodo Muhametanji, 21-vjeç, Klevis Sulko, 19-vjeç, Xhuliaj Dhembo, 24-vjeç, Nertil Hoxhaj 29-vjeç.
Ata u ndaluan në Urë Vajgurore nga efektivë të policisë, të cilët më pas kanë gjetur në makinë lëndën narkotike. Të rinjtë dyshohet se janë kultivues të dy parcelave me kanabis dhe shpërndajnë drogë në Berat dhe Urë Vajgurore, njofton policia.
Arrestimi i tyre vjen pas hetimeve 3-mujore të policisë.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit