E premte, 26 Prill, 2024

Gjendet i vdekur në Durrës një pushues maqedonas

Plazhi-i-Durresit-Foto-Gezim-KabashiNdërsa javën e shkuar humbi jetën në Himarë një pushues rus, sot është gjetur i mbytur në plazhin e Durrësit një turist maqedonas.

Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 08:45, në plazhin e madh të Durrësit, u gjet i mbytur në det një person, i cili më pas u identifikua nga familjarët.

Viktima është një shtetas maqedonas, rreth 65 vjeç dhe banues në Shkup. Ai kishte ardhur për pushimet verore në Durrës, por për shkaqe ende të paqarta ka gjetur vdekjen në det.

Burime nga policia vendore bënë të ditur se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë dy ditë më parë në një hotel të Sarandës u gjet e vdekur një turiste norvegjeze.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit