E premte, 26 Prill, 2024

Android “në rrezik”

1470677642telefonii900 milion pajisje që përdorin procesort Qualcomn janë në rrezik defekti. Sipas forumeve teknologjike pajisjet Galaxy S7, HTC One, Sony Xperia Z Ultra e shumë të tjerë që funksionojnë me sistemin Android përmes këtij defekti mund tu lehtësojnë hakerave aksesin në celular. Megjithatë, sipas ekspertëve deri më tani, nuk ka prova që kjo është shfrytëzuar nga piratët kompjuterike, që duket se kanë nisur një garë se kush ta zbulojë i pari këtë ‘defekt’ me shpresën e ndonjë shpërblimi nga Google.
Problemi është zbuluar nga Checkpoint dhe duke folur për BBC, një përfaqësues i kësaj kompanie thotë se ka një aplikacion të quajtur “QuadRooter Scanner” me anë të të cilit përdoruesit mund të mësojnë nëse pajisja e tyre është prekur nga ky problem apo jo.
 
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit