E premte, 26 Prill, 2024

Zgjidhjen e ka Nishani

th (1)Presidenti Bujar Nishani është konsultuar me ekspertët e jashtëm lidhur me emërimet në drejtësi. Brenda datës 16 gusht, presidenti ka detyrimin të organizojë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por pikëpyetja është ngritur për shkak të mungesës së ligjit që detajon kriteret e kandidatëve.
Të martën presidenti do të konsultohet me grupet parlamentare, por deri tani është konfirmuar vetëm pjesëmarrja e demokratëve.
Drejtuesit e grupit socialist janë me pushime, por megjithatë grupi më i madh parlamentar mund të japë qëndrimin e vetë me shkrim duke iu bashkuar qëndrimit zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, që i sugjeron presidentit të presë miratimin e ligjit edhe për faktin se Këshilli i Emërimeve do të zgjidhet sërish në dhjetor për një mandat 1-vjeçar.
 
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit