E premte, 29 Mars, 2024

Përmirësime në lojën Pokemon Go

1470847692pokemon
Niantic Labs kanë përfunduar nga puna dhe së shpejti do të hedhin në treg disa përditësime që thjeshtojnë sektorin “Nearby”, në lojën Pokemon Go.
Nëse një person i afrohet me telefonin e tij një Pokemoni, ajo që do të shohë nuk janë më gjurmët se ku është fshehur ai, por një fotografi me vendndodhjen e saktë.
Përditësime do të ketë edhe sektori “Sightings”, që do t’u mundësojë lojtarëve se çfarë lloje Pokemonësh kanë hasur persona të tjerë në të njëjtën zonë.
Përditësimi është “një rrugë e dy punë” sipas revistës “Forbes”.  Së pari, thotë revista, është përmirësuar grafika dhe së dyti edhe disa probleme që kanë hasur një numër i caktuar përdoruesish të lojës me sistemin e gjurmëve.
Përditësimet janë duke u testuar në San Francisko dhe qytete të tjera të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe së shpejti do të jenë gati në të gjitha vendet ku është e shtrirë loja e famshme.
/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit