E martë, 16 Prill, 2024

Dua Lipa “rrëmben” çelësin e qytetit

1470857420_dua4Kryetari i Bashkisë së Tiranë i ka dhuruar në mënyrë simbolike çelësin e qytetit këngëtares Lipa, si një mike e veçantë për kryeqytetin. Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihej shumë i lumtur që i dorëzonte Çelësin një vajze që frymëzon shumë njerëz.
“Tani Prishtina dhe Tirana janë një, kështu që nuk je veç gocë e Prishtinës dhe e Kosovës, je edhe e Shqipërisë dhe e Tiranës. Unë jam shumë i lumtur për ty dhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dua që ta ruash Çelësin dhe të kthehesh sërish këtu, teksa shkëlqen e bëhesh më e famshme, duke frymëzuar shumë njerëz”, tha Veliaj.
Nga ana e saj, këngëtarja tha se për të është një privilegj që ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të performuar.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit