E enjte, 25 Prill, 2024

Reagon Vorpsi: Kontrroll tregtimit të ushqimeve

1470905450sadiPrefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse ku është diskutuar mbi kontrrollin e ushqimeve për shkak të temperaturave të larta. “Të garantohen standardet e tregjeve dhe ushqimit. Kontroll të rreptë kryesisht tregtimit të produkteve blegtorale”, ka deklaruar Vorpsi.
Në takimin e thirrur ka qenë të pranishëm edhe përfaqësues të AKU-së, të cilëve prefekti u ka kërkuar që të kontrollohen në të gjithë qarkun kushtet e tregtimit të mishit.
“Të kontrollohen dokumentetet e tregtimit dhe cilësia ushqimore si dhe të monitorohet importi i ushqimeve nga vendet ku ka shenja sëmundjesh”, ka apeluar Vorpsi.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit