E premte, 26 Prill, 2024

Të blesh Kanabis përmes internetit

1470848821drogaaSipas një studimi të kryer nga kompania “Rand Europe’, trafikantët, sidomos shpërndarësit e vegjël po i drejtohen gjithnjë e më shumë internetit, apo asaj pjese të tij që njihet si “dark web”.
Në këtë pjesë përdoruesit hyjnë me një shfletues (browser) të posaçëm dhe gjurmimi është i vështirë nga ana e autoriteteve. Kjo u mundëson shpërndarësve që të ndjehen më të sigurtë dhe të qetë në “punën e tyre”.
Rritjen më të madhe kjo formë e tregtimit të narkotikeve e ka në tregun që e konsumon më shumë; Shtetet e Bashkuara. Sipas “Rand Europe”, që ka siguruar të dhëna të përafërta vetëm për muajin janar të këtij viti, në SHBA tregtia online e narkotikëve zinte 36 përqind të totalit, apo 5 milionë dollarë, në Britaninë e Madhe 16 përqind e kështu me radhë.
MF/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit