E premte, 26 Prill, 2024

Blejnë drogë në Shqipëri. Arrestohen italianët

1471446992gdfRreth 400 kilogramë marijuanë, për një vlerë prej rreth 4 milionë euro, janë sekuestruar nga agjentët e Guardia di Finanza në fund të një ndjekjeje në Kanalin e Otrantos.
Sipas raportimeve të agjencisë italiane “ANSA”, në fund të ndjekjes kanë rënë në pranga dy skafistë italianë, 51 dhe 66 vjeç, të dy me precedentë penalë për trafik narkotikësh.
Sipas hetuesve, marijuana dyshohet se është blerë në Shqipëri. Gjatë ndjekjes, dy skafistët kanë hedhur në det një pjesë të ngarkesës me narkotikë, të cilat megjithatë janë rekuperuar nga efektivët.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit