E premte, 19 Prill, 2024

Shtetasi Kosovar: “Jam i dërguari i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve”

1_854044952_2_0Dijar Xhema është vënë nën pranga ditët e sotme pas tentativës për rrëmbimin e tre personave në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij “Audi” me targa  KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D.  në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”.
Sipas autoriteteve, ky person paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit.
MF/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit