E premte, 19 Prill, 2024

Ja emrat e gjithë fshatrave që kultivojnë kanabis në Dibër dhe Bulqizë

Policia e Bulqizës duke asgjësuar marijuanë 2

Janë publikuar sot detaje nga raporti sekret që u lajmërua nga kjo faqja Droni.al ditë më parë.
Bëhet fjalë për emrat e 363 fshatrave që kultivojnë drogë, numër ky i barabartë me atë të njësive vendore të vendit para reformës zgjedhore.
Në raportin sekret dhjetë faqesh, publikuar nga Shekulli, Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit në Europë, duke mundur të kalojë mbi një mijë tonë marijuanë në vit.
Dokumenti u hartua nga agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, të ndihmuara nga partnerët nga Gjermania dhe Italia, duke dhënë një panoramë të plotë të trafikut të kanabisit.
Çfarë shkruhet në raport për Qarkun Dibër?!
Në Bashkinë Peshkopi, zonat me më tepër tendencë për kultivimin e bimëve narkotike, në bazë të informacioneve janë: Zona e Lurës,Territori i grykëderdhjes së “Drinit të Zi”, që fillon nga fshat Zalldardhë deri në Maqellare, në malin e Popinares (ish-Komuna Maqellarë) dhe fshati Luzni.
Bashkinë Bulqizë, zonat e kultivuara janë: Grykëderdhja e lumit të Okshtunit, Fshati Smollik, Fshati Temovë, Krahina e Gollobordës, Fshati Çerenec, Kodra e Danit në Fushë Bulqizë, Krahina e Martaneshit.
Në Bashkinë Burrel-Klos, fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, fshati Gurrë, Mali i Balgjait, zonat kufitare me Malësinë e Krujës.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit