E shtunë, 20 Prill, 2024

Arrestohen dy policët që dhunuan gazetarët, ishin të dehur

policia9-905x395
Fotografi ilustruese

Dy efektivët e policisë së Pogradecit që u denoncuan për dhunë nga disa gazetarë, janë arrestuar.
Policia njoftoi se ata iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultoi se konsumi ishte mbi normat.
Për një efektive policie që ishte pjesë e patrullës që ndaluan gazetarët u vendos procedim disiplinor.
Grupi i xhirimit i “News 24” i denoncoi policët se ushtruan dhunë ndaj kameramanit, duke e tërhequr zvarrë për ta futur në makinë, pasi ai i kishte filmuar.
Ky rast i rëndë vjen në një kohë kur policia ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të gjerë në shkallë vendi për të penalizuar drejtuesit e mjeteve për konsumim të alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.
Vetëm në 24 orët e fundit policia njoftoi se janë vendosur 1871 masa administrative për drejtues që kanë shkelur rregullat. 7 persona u gjetën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur.
Nuk dihet se sa nga këto masa janë marrë nga dy policët e Pogradecit, që kishin dalë në shërbim për kontroll nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë për masat e policisë rrugore:
“Paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate.
Janë vendosur gjithsej 1.871 masa administrative.
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej  59 Leje Drejtimi , nga këto: 16 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 18 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur  283 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari,  82 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 230 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim  Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor”.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit