E enjte, 25 Prill, 2024

Çmenduria e Interit, ka 17 vite që nuk shpenzon kaq shumë në merkato

danilo-dambrosio-inter-milan_3430481
Interi këtë merkato ka arritur një rekord shpenzimesh duke përllogaritur në mbi 118 milionë euro.
Së fundmi zikaltërit morën shërbimet e Joao Mario-s dhe Gabigol të cilët kushtuan rreth 70 milionë euro duke krijuar një ide se Interi ishte mbreti i shpenzimeve këtë verë në Itali, shkruan ‘Goal’.
Presidenti i ri i zikaltërve Jindong Zhang u prezantua në mënyrën më të mirë përpara tifozëve duke bërë një goditje të dyfishtë. Vetëm se tashmë klubi nga Milano duhet të respektojë Fair-Play financiar dhe futbollisti që mund të sakrifikohet është kroati Brozovic i cili pritet të largohet në janar ose qershor të 2017, shkruan Syri.net
Këto shpenzime të çmendura nuk ndodhnin që nga viti 1999. Në atë kohë, Interi me president Massimo Moratti-n shpenzoi rreth 150 milionë euro për blerje futbollistësh.
Sigurisht që Juventusi që ka qënë protagonist absolut në transferimet e futbollistëve, por falë shitjes së Paul Pogba te Man.United dhe Simone Zaza te West Ham, bardhezinjtë thuasje kanë arritur të barazojnë shpenzimet me arkëtimet.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit