E martë, 23 Prill, 2024

FOTO/ Ja si do të votohet në Dibër, kjo është fleta e votimit

votimiKjo është fleta e votimit vetëm me emrat e dy kandidatëve për kreun e bashkisë së Dibrës.
KQZ-ja njoftoi sot se fletët e votimit që do të përdoren për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër kanë mbërritur nga prodhuesi slloven në datën 6.09.2016 në Magazinat e Lindrës, brenda afateve kohore.
Fletët e votimit u prodhuan nga kompania sllovene “Cetis” me të gjithë elementët e sigurisë dhe janë depozituar në Lundër sipas të gjitha procedurave ligjore.
Sot përmbyllet përgatitja e bazës materiale zgjedhore, dhe ditën e enjte në mëngjes, dt. 8 shtator,  do të vijohet me dërgimin e tyre në KZAZ-në 19, Dibër, e cila  më pas do ta shpërndajë çdo Qendër Votimi.
Ndërkohë sot, kanë nisur sesionet e trajnimit për Komisionerët e Qendrave të Votimit në bashkinë e Peshkopisë.
Sipas informacioneve të sjella nga Administrata e KQZ-së e cila ndodhet në Dibër dhe do të trajnojë komisionerët, rezulton se në katër vende trajnimi, Shkolla “Nazmi Rushiti”, në Peshkopi, Shkolla 9-vjeçare në Maqellarë, Shkolla 9-vjeçare në Qendër Tomin, Shkolla 9-vejçare në Sohodoll, nuk është paraqitur asnjë komisioner i Qendrave të Votimit për t’u trajnuar.
KQZ e përsëritur apelin ndaj partive politike që të marrin masa dhe të dërgojnë komisionerët e propozuar prej tyre, në sesionet e trajnimit, pasi trajnimi i tyre është shumë i rëndësishëm për mirëadministrimin e procesit zgjedhor.
DSC_0021
DSC_0010
DSC_0029

Artikuj te ngjashem

Me te fundit