E premte, 26 Prill, 2024

Shupenzë, sekuestrohen 10 kg Cannabis Sattiva

14730139011472414743policiaSeksioni për narkotikët në Policinë e Dibrës ka gjetur 10 kg e 3 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në mjetet tip “Peugeot” “Volksëagen” dhe “Volksëagen”.
Sipas Policisë së Shtetit  në këtë aksion u arrestuan shtetasit: Shefki Totraku, Bledar Gjoka, Xhevahir Rexhepi, Ridvan Likaj dhe Ervis Karaj, vjeç 40, 43, 48, 29 e 27, banues në Tiranë, Kurbin, e Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 telefona celularë dhe tre automjetet. Për të arrestuarit ka nisur procedimi penal në bazë të nenit 283/2 të Kodit Penal.
/tvbulqiza.al/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit