E shtunë, 20 Prill, 2024

Antenë celulare mbi tarracë, nuk zbatohen masat e institucioneve

14292336_490469161162257_3892890190505885143_n
300 familje tek “Rruga e Durrësit” në kryeqytet, janë ankuar tek Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme për vendosjen e një antene celulare mbi tarracën e një pallati aty pranë.
Siç vërtetohet nga denoncimi i bërë publik nga Nisma #Thurje, qytetarët kanë marrë përgjigje nga ministri i brendshëm dhe Policia Bashkiake, se do të merren masa për këtë rast, por deri më tani sipas banorëve nuk është bërë asgjë konkrete.
Më poshtë rasti i denoncuar tek Nisma #Thurje:
“Përshëndetje,
Ju shkruaj në emër të 300 familjeve.
Në pallatin 204 të Rr. Durrësit po vendoset një antenë “Vodafone”. Jemi ankuar disa herë në hierarki të ndryshme si vendore ashtu edhe qeveritare deri tek Ministri i brëndshëm. Madje kemi marrë dhe një përgjigje për anullimin e punimeve. Sot që po ju shkruaj antena vazhdon të montohet sikur asgjë ska ndodhur. Në një kohë që është bërë peticion me mbi 300 firma anëtarësh te familjeve banuese të pallatit. Ju lutem na ndihmoni. E vetmja rrugë e pa shfrytëzuar nga ne është rrjeti social.
Në pritje dhe me besim të ndihmës suaj.
M.Reci”
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit