E enjte, 18 Prill, 2024

Gjoba për ata që keqtrajtojnë kafshët

saimir-tahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar se, braktisja, keqtrajtimi, dhuna, ndaj kafshëve do të jenë vepra penale të dënueshme.
Në propozimin e ministrit Tahiri, keqtrajtimi i kafshëve dënohet me burgim nga 6 deri në 12 muaj, si dhe me gjobë nga 5.000 deri në 10.000 lekë.
Gjithashtu do të ndalohen shfaqjet, konkurset, eksperimentet dhe luftimi ndërmjet kafshëve. Për këtë do të ketë një dënim maksimal me burgim deri në 3 vite, si dhe gjobë deri në 100.000 lekë.
Ndërkohë, përdorimi për qëllime përfitimi i lëkurës së kafshëve, sipas propozimit do të dënohet me burgim deri në 3 vite dhe me gjobë deri në 100.000 lekë.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit