E premte, 29 Mars, 2024

Dëshmitarja: Ish-drejtori i OSHEE-së u vra 20 hapa nga komisariati i policisë. Askush s’bëri asgjë

Screenshot_7-17
Në qytetin e Rrëshenit ditën e sotme u vra ish-drejtorit të OSHEE-së, Saimir Jaku.
Ngjarja ndodhi në një nga lokalet më të njohura të qytetit. Dy persona të armatosur kanë hyrë në lokal dhe qëlluar me armë zjarri në kokë 33-vjeçarin Jaku dhe plagosën shokun e tij, i cili është i shtruar në Spitalin e Traumës.
Pranë “Jetaoshqef” shkroi një nga dëshmitaret e kësaj vrasjeje, e cila e njihte personalisht të ndjerin Saimir Jaku. Në një intervistë për portalin, ajo tregoi rreth minutave të para pas vrasjes së Saimirit dhe si arritën të depërtonin dhe të iknin dy personat me maska, ndërkohë që lokali ishte i tejmbushur me njerëz, ku ndër ta zyrtarë policie.
Ju jeni banore në qytetin e Rrëshenit, a ishit e pranishme në vendngjarje në momentin që u vra Saimir Jaku?
Po unë banoj në Rrëshen dhe kam punën ngjitur me lokalin. Sapo dëgjova krismat dola menjëherë nga dyqani dhe aty u mblodhën shumë njerëz. Jemi vërtet të shokuar nga ajo që ndodhi sot në Rrëshen. Një vrasje në qendër të qytetit, në lokalin më të frekuentuar. Lokali ishte i tejmbushur, aty kishte edhe zyrtarë dhe oficerë policie. Komisariati i Policisë ishte vetëm 20 hapa larg Komisariatit të Policisë dhe askush nuk bëri asgjë. Të maskuarit mbaruan punën që kishin nisur dhe u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
 
Më pas çfarë ndodhi?
Erdhi policia, 30 minuta ka qëndruar viktima i shtrirë dhe i gjakosur. E mbuluan krejtësisht sepse autorët e qëlluan në kokë. Ndërsa autorët u larguan në një makinë të zezë që po i priste para lokalit. I plagosur ka ngelur edhe një shok i Saimirit, po pinin kafen bashkë.
Ju e njihnit personalisht Saimirin?
Rrësheni është një qytet i vogël dhe njihemi pothuajse të gjithë personalisht. Viktima ka qenë njeri fantastik, kishte një shoqëri shumë të zgjeruar dhe prej vitesh ka qenë emigrant. Ai ishte i fejuar me një vajzë nga Rubiku. Kishte një histori shumë të bukur familjare, sepse ai ka 9 motra më të mëdha. Pas 9 motrash kanë lindur Saimiri dhe vëllai i tij (binjakë). Aktualisht vëllain e ka emigrant. Sapo morën vesh kanë ardhur menjëherë tre motrat, klithmat e atyre motrave nuk kam për t’i harruar kurrë.
Ka pasur ndonjë konflikt Saimiri me parë?
Mesa di unë ka pasur dy raste dhunë me mjete të forta, por që janë zgjidhur. Për personat e dhunës mos më pyet se nuk i di.
Viktima Saimir Jaku ka qenë me detyrë ish-drejtor i Tensionit të Lartë në veri.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit