E premte, 26 Prill, 2024

Në gjetje të gjëegjëzës euroamerikane: kush është Al Kapone dhe “peshku i madh” në politikën shqiptare?!

Romana-dhe-Donald-Lu-e1457430526334-780x439Në një koordinim perfekt, një përfaqësues i rëndësishëm i SHBA-së dhe një i Bashkimit Europian kanë rikthyer shpejt idenë e korrupsionit, duke e ngritur shumë lart stekën e zyrtarëve.
Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, foli për Al Kapone në politikë, komisioneri europian për Zgjerimin përmendi “peshqit e mëdhenj” që duhet të arrestohen sa më shpejt, këtë vit, transmeton tesheshi.com.
Menjëherë pas këtyre deklaratave pati dy sjellje: qetësi nga njëra anë, e sulm frontal, me outsider, nga ana tjetër.
Në mënyrë krejt të ashpër, Donald Lu u sulmua prej qarqeve pranë Metës, përkatësisht nga një media dhe një këshilltar i tij, që më pas kafshoi gjuhën.
Ilir Meta në mbrëmje ishte i qetë tek Sokol Balla, dhe tha se marrëdhëniet e tij me ambasadorin amerikan janë shumë të mira.
Një deklaratë që dukshëm është e kundërt me atë që Lulzim Basha tha te Eni Vasili një natë përpara, që “jam tensionuar me ambasadorin amerikan, aq sa nuk ua pret mendja”.
E, në fakt, Basha vetëm qesh ose mërzitet, nuk shpërthen si Meta, kur një ditë para votimit të reformës tha se nuk do të votonte nën shantazh.
Po kush është Al Kapone, pra, apo “peshku i madh”?
Sali Berisha tha në parlament se ai është Edi Rama! Socialistët qeshën, por zoti Berisha çdo të enjte gjen një emër të ndryshëm për pasardhësin e tij.
Po cili ishte Al Kapone, për ta përshtatur me ditët e sotme. Ose, çfarë përfaqëson metafora që lidhet me napolitanin e tmerrshëm të Çikagos së viteve ‘20-‘30 të shekullit të shkuar?
Është një person i fuqishëm, i ardhur nga rruga dhe që mbështetej nga llumi i njerëzve për të marrë gjoba, për të trafikuar alkool, për të mos paguar taksa; më pas, hyrja në jetën politike të qytetit, në atë mundane, sociale, media e kafene. Me një fjalë, njerëzit gdhiheshin dhe flinin me fytyrën e një gangsteri që kishte zotëruar të gjithë jetën e tyre, derisa një llogaritar i Agjencisë Federale të Duhanit dhe Alkoolit i bëri letrat dhe e futi Al Kaponen në burg për evazion fiskal.
Kapone kishte blerë policinë, drejtësinë, mediat, gjithçka! Por llogaritari i Byrosë së Hetimit i ndërroi jurinë e gjykatës, duke mbyllur kapitullin e gangsterit që vriste e priste për të qëndruar në pushtet.
Si Donald Lu, ashtu edhe komisioneri Hahn, ka shumë gjasa që në mendjen e tyre ta kenë pasur të qartë se kë po e portretizojnë si “Al Kapone”, apo si “peshk i madh”.
Edhe Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha e Lulzim Basha pa dyshim që e dinë se kë kanë në mendje SHBA-të dhe BE-ja.
Por ka një vit që nuk e thonë dhe e mbajnë brenda. Veçse, siç duket, gjithçka po shpërthen vetë…

Artikuj te ngjashem

Me te fundit