E enjte, 28 Mars, 2024

UEFA gati 1.3 miliardë euro, ja si shpërblehen skuadrat në Champions

Untitled-8-4Sot në mbrëmje do të nisë kompeticioni më i rëndësishëm europian, Champions League ndërsa UEFA po përgatit shumat e majme financiare me të cilat do të shpërblejë skuadrat triumfuese.
Institucioni më i lartë i futbollit europian ka bërë publike premiot për sezonin 2016/17, shkruan ‘Corriere dello Sport’.
Në total duke përfshirë të gjithë etapat e premiove, UEFA pritet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro.
Fillimisht 12.7 milionë euro merr çdo ekip pjesëmarrës ku çdo fitore në fazën e grupeve shpërblehet me 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro.
Kualifikimi në fazën e 1/8 vlerësohet 6 milionë euro, ndërsa në çerekfinale 6.5 milionë euro.
Për ekipet që arrijnë në gjysmëfinale përfitojnë 7.5 milionë dhe finalisti 11 milionë euro.
Skuadra kampione e cila ngre lart trofeun e Champions Leagues përfiton në finale 15.5 milionë euro ndërsa në total vetëm nga UEFA ka arkëtuar plot 57.2 milionë euro.
Këto shuma shpërblimesh janë vetëm të UEFA-s pa llogaritur sponsorat dhe të drejtat televizive të çdo skuadre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit