E premte, 29 Mars, 2024

VIDEO/ Të tjera prova për blerje votash në Dibër

DIBER-VOTATTeksa opozita fajëson fenomenin e blerjes së votës në zgjedhjet në Dibër, një qytetar pretendon se ka regjistruar një rast të tillë në video.
Sipas denoncuesit, në pamjet filmike shfaqet Mexhit Çorollari, përfaqësues i komunitetit egjiptian në Dibër.
Në pamjet e para, ai duket teksa mban një listë emrash në dorë, takohet me persona të ndryshëm përpara qendrës së kulturës së Peshkopisë dhe në një plan të dytë, sipas personit që ka pamjet filmike, ai shihet duke i dhënë para njërit prej tyre.
Regjistrimi, sipas autorit të kësaj videoje, është bërë të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, në qendër të qytetit të Peshkopisë.
Nuk dihet se për çfarë pagese bëhet fjalë dhe nëse këto para të shpërndara kanë lidhje me ndonjërin nga kandidatët në garë. Mexhit Çorollari është i njohur në komunitetin egjiptian në Dibër, ndërsa një familjar i ngushtë i tij mësohet se është punonjës i Bashkisë.
Burime zyrtare të Partisë demokratike thanë se Mexhit Çorollari është në listën e personave që ajo do të kallëzojë penalisht në Prokurori për blerje të votave për zgjedhjet e pjesshme të së dielës në Bashkinë e Dibrës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit