E premte, 19 Prill, 2024

Kush fshihet pas projektit për portin e Karpenit

karpen-600x367Të dhënat e siguruara nga BIRN ngrenë dyshime mbi rrjetin e njerëzve dhe kompanive offshore pas projektit të portit të Karpenit, për të cilin qeveria pretendon se një grup kompanish ndërkombëtare do të investojnë miliarda dollarë gjatë dekadës së ardhshme. Sipas qeverisë shqiptare, është piketuar nga një grup kompanish multinacionale për ndërtimin e një porti të ri gjigant, si dhe të një zone mbështetëse ekonomike me vlerë 5 miliardë USD.

Sipas Milva Ekonomit, projekti është unikal, mbështetet nga investitorë seriozë dhe vetëm gjatë periudhës së ndërtimit do të hapë rreth 70 mijë vende pune dhe do ta rrisë prodhimin e brendshëm bruto në fushën e ndërtimit me 57 %.

Por përkundër entuziazmit të qeverisë, opozita është shfaqur skeptike dhe ka hedhur akuza se pas propozimit fshihen interesa korruptive që lidhen me zhvatjen e pasurisë publike.

Sipas raportit të përgatitur për Kuvendin nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, porti i Karpenit dhe zona ndihmëse ekonomike do të shtrihet në nje sipërfaqe totale prej 1700 hektarësh.

Pavarësisht objeksioneve të opozitës, projektligji i cili i jep qeverisë të drejtën për të hapur negociatat me investitorin strategjik u miratua në Kuvend në 22 korrik.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pas projektit “Morgan” qëndrojnë kompani guackë dhe një rrjet personash, që më shumë se investitorë duket të jenë agjentë dhe “këshilltarë”.

/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit