E enjte, 2 Maj, 2024

Qëndro pa telefon në restorant dhe paguaj më pak

1473954976restorantiDy pronarë të një restoranti në Itali kanë menduar 15% zbritje nga fatura për ata klientë që hanë pa telefon në tavolinë. Ideja lindi për arsye të përdorimit të tepërt të smartphonëve gjatë kohës së qëndrimit për një vakt në restorant.
“Shohim gjithnjë e më shumë klientët tanë që vijnë për të ngrënë dhe mes tyre nuk ndodh thuajse asgjë, nuk bisedohet më asgjë, por mendjen e kanë tek telefoni”, thotë Roberto Tulli, njëri prej pronarëve të restorantit. Për këtë është menduar që njësoj sic lëmë pallton apo cadrën, para së të hyjë në restorant cdo klient “dorëzon” telefonin e tij.
“Ideja lindi prej nevojës për t’u kthyer në normalitet, të shohim njerëz që teksa shijojnë ushqimin dhe verën tonë të bisedojnë me njëri-tjetrin”, thotë Clara Di Cesare, menaxhere e restorantit.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit