E enjte, 25 Prill, 2024

FOTO/ Përsëritet skandali në spitalin e Burrelit, një tjetër grua shtatzënë rrezikon jetën

spitali-i-burrelitU bë ‘virale’ në media rasti i gruas nga Burreli që lindi në rrugë pasi në qytetin e saj mungon mjeku gjinekolog.
Prej 3 javësh Spitali i Burrelit nuk ka një mjek obstetër–gjinekolog e për rrjedhojë gratë shtatzëna duhet të drejtohen në spitale të tjera për lindje. Përkatësisht në spitalin e Lezhës dhe Tiranës.
Megjithatë, siç raportohet, rasti i kësaj gruaje nuk ka qenë i vetmi. Burime brenda Spitalit të Burrelit kanë denoncuar në redaksinë e gazetës “Shëndet+”, rastin e një gruaje vetëm 27 vjeç, e cila është paraqitur në spital me komplikacione të rënda. Mungesa e informacionit për mungesën e mjekut gjinekolog, bën që pacientët të paraqiten në minutat e fundit në spital, thonë mjekët. Gjë që e komplikon akoma më shumë situatën, veçanërisht rastet e urgjencës.
E. Kaculi, 27 vjeç, me shtatzëni jashtë mitre të plasur (shtatzëni ekstrauterine e rupturuar) me humbje gjaku deri në 2 litra, është paraqitur urgjencë para disa ditësh në Spitalin e Burrelit. Burime brenda këtij spitali bëjnë me dije se pacientja nuk ka pasur puls dhe se të gjithë parametrat vital kanë qenë të alternuara. Në mungesë të mjekut gjinekolog, pacientja është nisur me helikopter për te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Mësohet se gjendja e pacientes aktualisht është e stabilizuar.
Spitali i Burrelit ka plotësuar boshllëkun e mungesës së mjekëve specialistë, si reaminator, kirurg, otorino-laringolog, gjinekolog, gjithashtu vuan mungesën e shumë specialistëve të tjerë, duke krijuar një situatë shumë të vështirë për banorët e qytetit dhe të fshatrave përreth. Duke llogaritur edhe faktin e mungesës së Qendrave Shëndetësore nëpër fshatra. /gazeta shendeti/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit