E shtunë, 20 Prill, 2024

Pas rripit të sigurimit, supergjoba edhe për përdorimin e celularit në makinë

semi-truck-cell-phone-banSupergjobat e Policisë Rrugore për mosvendosjen e rripit të sigurimit deri tani kanë rezultuar efektive në pjesën më të madhe të rasteve. Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët zbatojnë këtë detyrim, ndërsa duke marrë shkas nga kjo masë, Policia Rrugore ka propozuar që këto gjoba të aplikohen edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Top-Channel raporton se është ngritur një grup pune që së bashku më specialistë të Ministrisë së Transporteve do të hartojnë dosjen që do t’i paraqitet komisioneve parlamentare, pasi ndryshimet kërkojnë ndërhyrje në Kodin Rrugor.
Gjobat për rripin e sigurimit variojnë nga 5 mijë Lekë deri në 15 mijë Lekë të reja, dhe po kjo masë administrative është propozuar edhe për përdorimin e celularit.
Aktualisht, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet deri në 1 mijë lekë të reja, që për policinë është një shifër qesharake në krahasim me rrezikun dhe pasojat që sjell ky veprim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit