E premte, 3 Maj, 2024

Kujdes nga “Galaxy Note 7”

1474280228samsungDy javë pasi është lancuar në treg kjo pajisje ka sjellë edhe zhgënjimet e para nga përoduesit. Dy raste janë raportuar në Kinë së fundmi, ku sipas përdoruesve bateria e pajisjes ka marrë flakë gjatë përdorimit.
Njëri nga personat që ka denoncuar djegien e Samsungut të tij tha se telefoni nisi të nxehej, të dridhej dhe më pas shpërtheu duke nxjerrë tym të zi. Samsungu e kontaktoi pronarin e këtij celulari, duke i propozuar që t’ia merrte aparatin në këmbim të rimbursimit, por ai nuk ka pranuar.
Note 7 është prezantuar në fillim të muajit shtator dhe pas raportimeve nga vende të ndryshme të botës Samsung ka deklaruar tërheqjen nga tregu të 10 mijë pajisjeve të tilla smart.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit