E enjte, 25 Prill, 2024

Shqipëria nuk ka radarë që kapin avionët e vegjël

A view of the SPS-49 air search radar antenna mounted atop the lattice mast aboard the nuclear-powered aircraft carrier USS ABRAHAM LINCOLN (CVN 72).
A view of the SPS-49 air search radar antenna mounted atop the lattice mast aboard the nuclear-powered aircraft carrier USS ABRAHAM LINCOLN (CVN 72).

Shqipëria nuk ka radarë që mund të identifikojë mjetet fluturues në territorin e saj.
Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli tha për Tv Klan se mungesa e një radari primar bën që avionë si ai Xhorxho Riformatos, që ra në Divjake apo i Guido Guidit që ngeci në Ishëm, të mos kapen.
Ndërsa radarët sekondarë me të cilat vepron sot Aviacioni Civil, e kanë të pamundur t’i diktojnë këto mjete kur fikin transponderin, si në rastin e Guidit.
Sipas Minarollit, i takon ushtrisë të vendosë radarin primar. Ky radar ka ekzistuar në Aviacionin Civil, por ish kreu i këtij institucioni thotë se ai është amortizuar.
Minarolli thotë se mungesa e radarëve rrezikon edhe ndërtesa të sigurisë se lartë. Sipas tij, çdo avion i vogël që fluturon në hapësirën shqiptare, duhet të hyjë dhe të dalë nga aeroporti i Rinasit.
Madje edhe nëse ai paraqet defekt, duhet të kërkojë ndihmën aeroportit të Rinasit.
/tvbulqiza.al

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë.
Arrestohen babai dhe dy djemtë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Jak Jaku 56 vjeç, banues në fshatin Mallkuç Krujë;
  • Mhill Jaku 38 vjeç, banues në fshatin Mallkuç Krujë;
  • Albert Jaku 23 vjeç, banues në fshatin Mallkuç Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 18.09.2016, në orët e mbrëmjes, shtetasit e mësipërm për shkak se kishin konsumuar pije alkoolike kanë shkuar në Spitalin e Fushë-Krujës për ndihmë mjekësore
dhe kanë ofenduar personelin e urgjencës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë.
Në përpjekje për të qetësuar dhe sqaruar situatën, të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kundështuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë të Rendit Publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim parashikuar në nenin 236/2, 25 të Kodit Penal.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit