E shtunë, 4 Maj, 2024

Krujë, arrestohet babai me djemtë pasi kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë

policia-aksident-naten-550x348
Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin Jak Jaku, 56 vjeç, pasi me dy djemtë e tij, Mhill dhe Albert Jakun, 38 dhe 23 vjeç, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë.
Ata u arrestuan në kushtet e flagrancës pasi më datë 18 shtator në orët e mbrëmjes, për shkak se kishin konsumuar pije alkoolike kanë shkuar në Spitalin e Fushë-Krujës për ndihmë mjekësore dhe kanë ofenduar personelin e urgjencës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e policisë.
Në përpjekje për të qetësuar dhe sqaruar situatën, të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kundështuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim parashikuar në nenin 236/2, 25 të Kodit Penal.
G.E. /tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit