E shtunë, 27 Prill, 2024

Nga kanabisi tek gjobat, puna e bluve të Dibrës në një javë

diber_19.09_1 (1)
Nga kanabisi tek gjobat, puna e bluve të Dibrës në një javë
Policia e Dibrës ka publikuar “bilancin” e punës në një javë.
Nga aktiviteti i policisë janë proceduar 10  persona për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:
-Janë goditur dy raste të shpërdorimit të detyrës
· Një rast i  falsifikimit  të dokumentave dhe mashtrimit
· Një  rast për vetëgjyqësi
· Një rast për prerje të pa ligjshme të pyjeve
· Një rast për dëmtime tjera me dashje
· Një rast për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike
· Dy raste për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Është goditur 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, ku janë asgjësuar 4780 bimë narkotike “Cannabis Sativa” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Edhe masat më të reja të policisë rrugore i kanë prekur dibranët, ku janë vendosur 96 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
G.E. /tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit