E premte, 26 Prill, 2024

80 fshikullime nëse vesh fanellat e ekipeve të futbollit

1474543515fanelatSipas tabloidit britanik “Mirror”, këtë radhë, ISIS ka bërë të ditur se ndalon në mënyrë kategorike që të vishen fanelat e skuadrave përfaqësuese apo klubeve që janë të markave Nike dhe Adidas. Për ata që e thyejnë këtë rregull, dënimi është 80 goditje me kamzhik.
Kështu, sipas këtij të ashtuquajturi ligj, është e ndaluar që të vishen fanelat e kombëtareve të tilla si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia apo SHBA si dhe të klubeve të tilla si Real Madrid e Barcelona. Po kështu, është e ndaluar që të vishen edhe fanelat e Milan, Manchester United e Chelsea.
ISIS kështu e vërteton dyfish urrejtjen e theksuar ndaj futbollit që pas sulmeve në stadiumin në Gjermani.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit