E enjte, 18 Prill, 2024

“Të pasurit” e Kuvendit

1474714155parateOpen Data Albania në bazë të deklarimeve vjetore ka bërë një renditje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë përfituar më shumë të ardhura në vitin 2015. Renditja dhe kategorizimi është bërë sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit, ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.
Lista sipas Open Data:
Tom Doshi – 129 milionë lekë
Anastas Angjeli – 58 milionë lekë
Sali Berisha – 55 milionë lekë
Sherefedin Shehu – 40 milionë lekë
Omer Mamo – 34 milionë lekë
Astrit Veliaj – 29 milionë lekë
Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë
Namik Dokle – 19 milionë lekë
Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë
Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë
Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë
Piro Kapurani – 17 milionë lekë
Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë
Florjon Mima – 15.3 milionë lekë
Dashamir Kamberi – 14.6 milionë lekë
Artan Gaçi – 14.6 milionë lekë
Ilir Meta – 13.1 milionë lekë
Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë
 
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit