E premte, 1 Nëntor, 2024

Bulqize. Konstituohet   Keshilli  Bashkiak Bulqize.Merr detyren kryetari i ri


Ne sallen e mbledhjeve te keshillit bashkiak  eshte bere konstituimi i keshillit te ri bashkiak dhe eshte betuar kryetari i ri i bashkise Bulqize  Lefter Alla  i cili do te drejtoje Bashkine per kater  vitet e ardheshme. Te pranishem ne konstituaimin e keshillit Bashkiak ishin Zv ministri i brendeshem Besfor Lamallari,deputetja e qarkut Diber Almira Xhembulla si dhe prefekti i qarkut Diber Nexhbedin Shehu.Mbledhjen e hapi sekretari i keshillit te bashkise Agim Tuci i cili pasi falenderoi te pranishmit beri prezent edhe perberjen e re te ketij keshilli.Me pas e mori fjalen deputetja Almira Xhambulla e cila uroj keshilltaret e rin te keshillit dhe kryetarin e bashkise per detyren qe u eshte besuar duke vene theksin tek sherbimi ndaj qytetareve pa dallime. Edhe Zv ministri i brendeshem Besfor Lamallari ne fjalen e tij pershendetese tha se ju sot po merrni nje detyre fisnike qe ju ngarkon me pergjegjesi te madhe per ti sherbyer komunitetit te Bulqizes pa dallim.  Ne vijim drejtimin e mbledhjes s mori keshilltari me i vjeter i ketij keshilli Munir Sinani i cili vijoi me rendin e dites se mbledhjes ku ne fillim i procedua me betimin e keshilltareve te ketij keshilli,zgjedhjen komisionit te verifikimit te mandateve dhe zgjedhjen e kryetarit te keshillit bashkiak ku pas votimit u zgjodh ne kete detyre keshilltari Gezim Xhafa i cili pas prezantimit para keshillit bashkiak,lexoi formulen e betimit.Me pas shiritin ja dorezoi ish kryetari i Bashkise Melaim Damzi e cili e uroj kryetarin e sapozgjedhur per detyren e re.Kryetari i ri i Bashkise u shpre se  ne mandatin qe me besuan qytetaret e Bulqizes  do te jete transparent per te gjitha premtimet e tij,dhe se stafi i bashkise Bulqize nen drejtimin e tij do te jete ne sherbim te gjithe banoreve te Bulqizes.Pas betimit kryetari i ri i bashkise Bulqize Lefter Alla ju drejtua zyres  duke nisur diten e pare te punes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit