E enjte, 16 Maj, 2024

Valikardhë,kanali vadites drejt përfundimit


Me një fond prej 27 milion lekë të reja te dhënë nga qeveria Shqiptare ,së shpejti banorëve te fshatit Valikardhë të njësisë Administrative Zerqan të Bashkisë Bulqize,do tu  vihet ne fonksion  kanali vaditës i cili mungonte prej vitesh.Premtimi për vënjen në punë të kanalit vaditës ka qenë e vetë Kryeministrit Rama gjate vizites se tij ne kete fashat në vitin 2017.Puna për ndertimin e kanalit vaditës me një  gjatësi  prej 15 km ka nisur prej muajsh i cili po ecen me ritme te shpejta,për ta vendosur sa me shpejt në funksion. Lefter Alla kryetari i Bashkisë Bulqize gjatë inspektimeve të punimeve te kanalit vaditës ,tha se ndërtimi i kanalit vaditës do të bëhët  me te gjitha  parametrat e duhura,ku do te zgjidhe  përfundimisht  vaditjen e tokave bujqësore të fshatit Valikardhe.Në fjalën e tij kryebashkiaku Alla tha se një tjetër investim do të realizohet edhe për ujesjellesin,ku banoret do të furnizohen me  ujë 24 orë

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit