E diel, 5 Maj, 2024

Edi Rama: Indeksimi i pensioneve nuk është i mjaftueshëm, por kemi nderhyre dy herë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në bashkëbisedimin e tij me qytetarët dhe gazetarët për indeksimin e pensioneve.

Sipas Kryeministrit nuk është bërë mjaftueshëm por me indeksimin e dytë që e çon në një rritje me 15 mijë lekë të vjetra pensionin, iu gjendemi pranë pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni.

“Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tim dhe tonë të përditshëm. Sado ne t’i ngremë pensionet asnjëherë nuk do mund t’ia themi vetes, pensionistëve jo e jo që kemi bërë mjaftueshëm. Ne kemi ndërhyrë për herë të parë në gjithë historinë e këtyre viteve për të riindeksuaar pensionet dy herë brenda vitit.

Po t’i referohemi situatës në aspektin e numrave kemi një rritje afro 10% të pensioneve krahasuar me një vit më parë. Kemi bërë dy indeksime në mënyrë që t’i gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni në ushqimet bazë. Fakt që pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lekë në krahasim me ku ishte. Nuk është shumë, por është shumë më shumë se sa ishte në një situatë si kjo kur çdo rritje është e nevojshme për të përballuar të përditshmen.

Po të shikoni normën e inflacionit, kemi nga M. Veriut afro 17%, Kosova 13%, Serbia mbi 13 %, ndërkohë që rritja në Shqipëri e gushtit ka qenë 8%. Në totalin e vet inflacioni në Shqipëri është 6 e diçka %, ndërkohë që vijmë në vendet e rajonit me mbi 10-11%. Këta janë shifra të Eurostat. Patjetër që duhet bërë më shumë. Rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes, jo vetëm për pensionistët, por për shumë të tjerë është një rritje e qëndrueshme, jo me një paketë që ka afat, por rritje e qëndrueshme”, deklaroi Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit