E premte, 17 Maj, 2024

Tuneli i Murrizit, një problem që mund të shkoje gjatë

Të gjithë banorët e Qarkut Dibër janë me sytë nga përfundimi i rrugës së Arbrit e veçanërisht të tunelit të Murrizit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëroi pak kohë më parë zgjatjen e afatit të përfundimit të kësaj vepre infrastrukturore me 17 muaj. Rruga e Arbrit duhej të kishte përfunduar në Prill të këtij viti, ndërsa me shtyerjen e kontratës, ajo duhet të përfundojë e gjitha në Shtator të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, informacioni mbi avancimin e punimeve në tunelin e Murrizit mbetet hermetike, duke mos patur atë transparencën që është bërë në vepra të ngjashme të tjera që janë ndërtuar e po ndërtohen nga jugu. Megjithatë, burime pranë firmës bëjnë me dije se vetëm pak javë më parë është shënuar një shembje masive dheu në pjesën e hapur të tunelit. Kjo sipas tyre, pengon punën për hapjen e pjesës së papërfunduar e cila ka mbetur afërsisht në 70 metra.

Vetëm në tunelin e emergjencës duket që puna vijon normalisht dhe se ai mund të përfundojë brenda pak kohësh.

Ndërkohë, nuk është vetëm tuneli i papërfunduar, pasi edhe aksi në sipërfaqe është lënë në gjysmë. Ai u hap për qarkullim 10 muaj më parë, por në të është hedhur vetëm një shtresë asfaltike dhe eshte vendosur pjesdërisht sinjalistika, pa përjashtuar këtu segmentin Ura e Vashës – Qaf Buall në të cilën nuk është punuar aspak.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit