E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Sali Berisha sulmon Skënder Gjinushin: Matrapaz që i shiti partinë Tom Doshit

Regres për institucionin e ka cilësuar sot kryetari i PD Sali Berisha kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Sipas Berishës Skënder Gjinushi në dhunim të kushtetutës i shiti partinë Tom Doshit për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave

“Sot Akademia kremton 50-vjetorin në një regres të madh. Në qoftë se në krye më parë kishte një historian, të nderuar dhe serioz siç ishte Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës i cili uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit. Nuk ka histori më të turpshme se kjo. Skënder Gjinushi ish-kryetar i PSD-së i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin, në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme në historinë e botës akademike nuk mund të ketë se kjo. Ai qëndron në atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës.
Po për pazarexhinjtë Rama-Gjinushi, kushtetuta nuk vlen një lekë. Rëndësi ka që t’i blinte Partinë me Akademinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion kremton 50-vjetorin në një gjendje të turpshme, të turpshme me kryetarin e saj”, tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit