E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Kopështi Begjunec Dibër jashtë çdo standarti

Ky është kopshti i fshatit Begjunec në Bashkinë Dibër.

Në këtë kopësht shkojnë çdo ditë fëmijët e regjistruar aty, ndonëse përballen me probleme të godinës. Objekti ka probleme të shumta në çati, pasi sa herë ka reshje shirash, uji rrjedh në tavan.

Kjo situatë sipas banorëve ndodh prej shumë vitesh. Një tjetër problematikë madhore e këtij kopshti është mungesa e nyjeve sanitare. Për fëmijët që frekuentojnë këtë kopsht nuk ka tualete, ndaj dhe nevojat i kryejnë në natyrë.

Edukatorja Aurela Liksala thotë se për këtë problem janë vënë në dijeni të gjitha instancat, por deri tani nuk është zgjidhur. Sipas saj, kopshti nuk ka patur kurrë nyje sanitare dhe kjo ka bërë që shumë fëmijë, veç atyre që kanë emigruar, të mos e frekuentojnë.

Duke qenë se jemi në stinën e shirave dhe dimri vjen më pas, edukatorja Liksala kërkon që të merren masa e të zgjidhen problemet e këtij kopshti.Jashtë kameras, prindër të fëmijëve u shprehën se ky kopsht nuk duhet të jetë në gjendje të tillë, pasi ndodhet fare pranë qytetit të Peshkopisë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit