E enjte, 30 Tetor, 2025

Gazment Bardhi pranon ofertën e Berishës për dialog: Do bisedoj me Palokën, s’pranoj kushte

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklartatë për mediat nga Kryesia e Kuvendit ka thënë se do të bisedojë me Edi Palokën, i cili është caktuar si negociator nga Sali Berisha për të bashkuar dy grupimet në PD dhe për të dalë në zgjedhje lokale me një kandidat të përbashkët.

Bardhi tha se do bisedojë e Palokën por nuk do të negociojë me të dhe as do të pranojë kushte, pasi sipas tij kështu duan demokratët.

“Në dijeninë time zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka për të biseduar. Do të kontaktoj me zotin Paloka. S’do negocioj me zotin Paloka, do të bisedojë me të për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Me këtë rriten shanset për të fituar zgjedhjet. Nuk bëj bisedime para kamerave.

Do të bisedoj me zotin Paloka për të parë se kush është grupi i kolegëve që përfaqëson zoti Paloka. Do shprehim qëndrim. As nuk hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte, se nuk pranojnë demokratët”, u shpreh Bardhi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit