Grupi Parlamentar që njihet si mbështetës i deputetit Enkelejd Alibeaj ka njoftuar sot se do të bashkëpunojnë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij për të qenë të bashkuar në zgjedhjet lokale.
Në një njoftim për mediat ky grup bën me dije se do të gjithë deputetët kanë pranuar që të bashkëpunojnë me të gjithë faktorët opozitar për të qenë në një fron kundër Edi Ramës.
“Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar z. Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës”, citohet në njoftim.
DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.
Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar z. Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.
Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale./btvnews.al
