E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Ish-futbollisti i Liverpool dhe Arsenal nën hetim nga policia, kapet me lëndë narkotike

Një futbollist anglez, Jermaine Pennant, që ka luajtur për Arsenalin dhe Liverpulin është vënë nën hetim nga policia. Sipas mediave angleze ai është kapur me lëndë narkotike në një rezidencë që është në pronësi të tij.

Mësohet se plantacioni i marijuanës në shtëpinë e Pennant është zbuluar rastësisht nga një bloger i YouTube, Luka Ventures.

Blogeri hyri fshehurazi në rezidencë për të filmuar dhe ndau videon e tij në YouTube. “Marijuana po rritet në shtëpinë e ish-futbollistit Jermaine Pennant. Kudo ka barëra të këqija”, shprehet autori i videos.

Në pamjet mund të shihni instalime elektrike, dhjetëra tenxhere, tuba, dritare të mbuluara, çanta të zeza plot me marijuanë dhe materiale për rritjen e drogës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit