Një automjet është gjetur i djegur pasditen e sotmë ne aktin Levan-Fier. Policia njofton se mjeti tip “Benz” pa targa është gjetur në afërsi të fshatit Shtyllas.
Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarje, nëse është djegje e qëllimshme apo djegia ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti Teknik.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Fierit./btvneës.al
