Një punëtor 52-vjeçar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë gjatë punës në një minierë në Bulqizë.
Policia e Dibrës njofton se viktima është 52-vjeçari me iniciale K.L., ndërkohë shtohet se po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i Policisë Dibër
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al
