Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, në një postim në Facebook ka kritikuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, pasi ky i fundit nuk ftoi opozitën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Mziu në postimin e tij shkruan se Begaj ka thyer rregullin e funksionimit të këtij këshilli. “Nuk fton asnjë përfaqësues të opozitës shqiptare një rregull i shkruar dhe i zbatuar në këto 32 vite dhe për gjëra më të thjeshta për vendin tonë!”, shkruan deputeti dibran.
Postimi i plotë
Presidenti Begaj nuk ftoi asnjë lider të opozitës, e para herë në 32 vite! Presidenti Begaj nuk ftoi asnjë lider të opozitës, e para herë në 32 vite! Shqipëria është në një situatë të vështirë të sigurisë kombëtare, për shkak të sulmit kibernetik! Aleatët tanë SHBA dhe NATO janë gjendur pranë në këto ditë të vështira, shqetësuese për çdo shqiptarë!
Por Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bajram Begaj thyen rregullin e funksionimit të këtij Këshilli! Nuk fton asnjë përfaqësues të opozitës shqiptare një rregull i shkruar dhe i zbatuar në këto 32 vite dhe për gjëra më të thjeshta për vendin tonë!
Presidenti i Republikës, është mbi palët dhe vjen nga një funksion apolitik, por në dallim nga Presidentët e tjerë që vinin nga politika, nuk po qëndron mbi palët! Theksoj se në mbledhje morën plesë vetëm funksionar që i përkasin Partisë Shtet.
Presidenti i Republikës!
Kryeministri i Republikës!
Kryetarja e Kuvendit!
Ministri Jashtëm!
Ministri i Mbrojtjes!
Ministri i Brendshëm!
Ministri i Drejtësisë!
Guvernatori i Bankës Shqipërisë!
Kryetari i SHISH.
Drejtoresha e AKSH.
etj.
Pra të gjithë funksione nga produkti një partiak ose një kolorëshe! A e kemi luksin që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të jet monopartiak, që të mos ketë zë dhe përfaqsim opozitar!/btvnews.al
