Deputeti Flamur Noka ka kërkuar nga grupi i deputetëve që mbështesin Enekeljd Al;ibeajn që të tërheqin padinë në Gjykatën e Tiranës për vulën dhe logon e PD.
Në një reagim për mediat nga selia blu, Noka tha se janë të hapur që të bashkëpunojnë me të gjithë deputetët për zgjedhjet lokale.
Më tej ai shtoi se grupimi i Alibeajt duhet që të tërheqë padinë, pasi sipas tij kurrë nuk është vonë për refkletim.
“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, tha Noka.
Më herët Bardhi në një deklratë u shpreh se nuk ka dhe nuk pranon kushte për t’u ulur në bisedime me Palokën, i mandatuar nga Berisha për negociata./bvtnews.al
