Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Itali. Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Breshia dhe viktimë ka mbetur një shqiptar.
Mësohet se 55-vjeçari ishte pasagjer në një mjet, i cili u përplas me një furgon që ishte duke lëvizur në sens të kundërt. Deri tani identiteti I shqiptarit që ka humbur jetën nuk bëhet i ditur.
“Ai nuk mori kthesën, por shkoi drejt”, tha një dëshmitar, duke iu referuar shoferit të furgonit. Tre ambulanca nxituan për në vendngjarje, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetonte./btvnews.al
