E enjte, 9 Maj, 2024

Debati për emigrantët në Britani, Berisha: Ja arsyeja kryesore e shpopullimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga konferenca e përjavshme me gazetarët, është përfshirë në debatin për emigrantët shqiptarë në Britani të Madhe.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se nuk pranon asnjë etiketim për emigrantët shqiptarë. Përveç kritikave për zyrtarët e huaj, kreu i PD dënoi dhe gjuhën e përdorur nga Edi Rama për këtë çështje.

Në Britaninë e Madhe, në media, parlament dhe qeveri, ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve që kalojnë Kanalin me shpresën e një jete më të mirë. Gjatë një viti, ky fluks ka mbërritur në 12 mijë, nga 800 që ishte në vitin 2021. Pa dyshim, kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e kuptueshme dhe e pashmangshme.

Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij, PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë.

PD fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të MB, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës. Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri. PD deklaron se shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë është: Votimi fiktiv i shqiptarëve përmes dhunimit masiv të zgjedhjeve nga Edi Rama. Me zgjedhjet fiktive, Edi Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të ndërrohet me votë”, u shpreh Sali Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit