E hënë, 20 Maj, 2024

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 49-vjeçari serb

Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, policia pas kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi.

49-vjeçari është në kërkim pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit